Superylli norvegjez është i detyruar thjesht që të japë opinione sepse nuk do të mundë të luajë në Katar. Kombëtarja e tij nuk është kualifikuar dhe Erling Halandi do të jetë spektator e ndoshta analist, siç bën në një intervistë të fundit për mediat angleze. Ylli i Mançester Sitit ka pohuar se kombëtarja e vendit ku ai luan dhe ku banon, pra Anglia, mund ta fitojë Kupën e Botës. “Anglia është një nga favoritët, – tha ai, – por konkurrenca do të jetë e fortë nga Franca, Argjentina dhe Brazili. Unë nuk mund të luaj në Botëror, do të kisha dashur, por ky është realiteti. Besoj se në të ardhmen do ta realizoj këtë dëshirë”.
Sfidanti.al