Pavarësisht rezultatit, tifozët në “Elbasan Arena” do të kishin mbetur të kënaqur edhe thjesht me atë që panë në fushë. Një kombëtare shqiptare krejt ndryshe nga ajo që u mposht në tri miqësore radhazi prej Norvegjisë, Kosovës e Ukrainës. Izraeli nuk gjeti përballë jo vetëm ekipin e eksperimenteve të trajnerit Kristian Panuçi, por as kampionët
