Dortmundi i trajnerit Favre, do të jetë më në fund anti-Bajerni?!

Dy prej yjeve mund të mërziten, por trajneri po e “nxjerr anijen në det të hapur”. Lysien Favre po tregon gjithë vlerat e tij në stolin e Borusias së Dortmundit, edhe pse ka kaluar vetëm 1 javë e Bundesligës. Suksesi 4-1 në “Signal Iduna Park”, ndaj Lajpcigut, ishte nga ata që mund të quhen vetëm të shkëlqyer, aq më tepër përballë një ekipi rival të paktën për Championsin.

Kapiteni Marko Rojs ishte i jashtëzakonashëm (nota e “Kikerit”, 1.5), po ashtu Aksel Vicel (nota 2), që shënoi një gol me roveshatë. Favre e di se është vetëm fillimi, dhe se është shpejt për të thënë që Dortmundi është një anti-Bajern.

Yjet e mërzitur, ndërkaq, janë Mario Gëce dhe Gerreiro. i pari nuk u aktivizua dhe mbeti në stol, ndërsa i dyti luajti vetëm 3 minuta. Gëce fillimisht u duk mirë me Favren, shkëlqeu gjatë fazës përgatitore, për një moment u bë edhe kapiten në një miqësore në Vjenë, ishte në formacion edhe në ndeshjen e kupës, por u zëvendësua në 63’, për lojë të dobët. Tani, 26-vjeçari duhet ta bindë sërish trajnerin e tij.

Sfidanti.al