Zhoze Murinjo duket se e ka humbur magjine e tij dhe tashme eshte shnderruar ne nje trajner normal. Ashtu si shume kolege te tij, edhe portugezi rrezikon qe te shkarkohet nga pankina e Mançester Junajtid. Ne fakt ne Angli nuk flitet per gje tjeter dhe tabloidet e te perditshmet jane te pushtuara nga imazhi i Murinjos ne konferencen e shtypit pas ndeshjes me Totenhemin ne Old Trafford ku Mancester Junajtid u mund 0-3.
Rreziku i largimit te tij nga pankina eshte i madh edhe pse perpara 7 muajsh Murinjo rinovoi kontraten me Djajte e Kuq deri ne vitin 2020. Nje tjeter sinjal qe tregon se Murinjo mund te largohet nga Mancester Junajtid, ishte duartrokitja e tij e gjate ne drejtim te tifozeve pas perfundimit te ndeshjes.
Starti i ketij sezoni eshte me i dobeti per Murinjon ne te gjithe karrieren e tij. Ne 3 javet e para te kampionatit anglez, Mancester Junajtid ka fituar vetem 3 pike. Drejtori i Pergjithshem i Mancester Junajtid, Ed Uduard me te cilin portugezi nuk ka raporte te mira, po mendon ta shkarkoje. Kjo edhe per faktin se Murinjo ka pasur probleme edhe me futbollistet, sidomos Pogba. Tashme hija e Zidane po zmadhohet gjithnje e me shume mbi Murinjon nderkohe qe edhe Konte shihet si zevendesuesi i mundshem i tij.
Sfidanti.al