Çelsi gjen çelsin, fiton në “Sent Xhejms Park” mbas shtatë vitesh!

Çelsi arriti që të fitojë në stadiumin “Sent Xhejms Park”, duke mundur 2-1 Nukasllin. Kjo është fitorja e parë e “bluve” të Londrës në këtë stadium, mbas shtatë vitesh. Për më tepër, klubi i “Stemford Brixhit” shënoi statistika të shkëlqyera në këtë ndeshje: 913 pasime dhe zotërimin 81 për qind të topit, por, megjithatë, Çelsit iu desh të derdhte shumë djersë që të arrinte t’i fitonte tri piket.
Rezultati i ndeshjes u hap në min. e 76-të, kur Hazari realizoi një penallti që, në fakt, u dha në rrethana të dyshimta. Por, megjithatë, Njukaslli e barazoi shpejt rezultatin në 1-1 në min. e 83-të. Por, para fundit të ndeshjes, futbollisti i Njukasllit, Jedlin, në përpjekje që të ndalonte një top të gjuajtur nga Marko Alonso, e dërgoi atë në rrjetën e vet. Tani, Çelsi, mbas tri ndeshjesh, ka nëntë pikë të plota.
Sfidanti.al