Europa League, ndryshon data e Rennes-Olympiacos

Ndeshja e Europa League mes Rennes dhe Olympiacos është zhvendosur një ditë më herët për shkak të shqetësimeve për rendin publik në Francë. Takimi, i planifikuar fillimisht për të enjten, më 5 nëntor, në orën 18:45, do të zhvillohet të mërkurën, më 4 nëntor, në orën 16:30.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi francez përmes kanaleve të tij zyrtare, ndërsa vendimi është marrë pas kërkesës së Prefekturës së Ille-et-Vilaine, e cila ka parashikuar rrezik për trazira të konsiderueshme gjatë ditës së enjte.