Murinjo buzeqesh serish e falenderon tifozet: Fitorja eshte per ta

Ne fytyren e Zhoze Murinjos eshte kthyer buzeqeshja. Mancester Junajtid fitoi 2-0 ne ndeshjen ndaj Bernlit dhe tekniku portugez vendosi t’ia dedikoje ate tifozeve.

‘Humbem ne shtepi me Totenhemin por tifozet ishin fantastike-tha Murinjo-e kuptuan qe loja ishte e mire dhe kjo na ndihmoi te pergatisim sa me mire ndeshjen’.

Murinjo shpjegoi ndikimin qe kane tifozet ne psikologjine e lojtareve.

‘Kur tifozet reagojne keq, lojtaret humbasin besimin, ndjejne presionin dhe ndeshja pasardhese behet akoma me e veshtire-vijoi Murinjo-prandaj me vjen keq qe nuk i shenuam dy golat para tifozeve tane sepse do te ishte dicka magjike’

Sfidanti.al