Xhanluixhi Donaruma po behet gati pte ndeshjet me kombetaren italiane, por me pare ai vendos te beje nje bilanc per fundjaven futbollistike te Milanit.
‘Jemi nje grup shume i mire lojtaresh. Fitoren ndaj Romes e kerkuam dhe e deshiruam te gjithe. Ishte nje emocion i madh-u shpreh portieri 19 vjecar i kuqezinjve-duhet ta cojme Milanin aty ku i takon, ne Ligen e Kampioneve dhe do te bejme gjithcka per ta arritur kete objektiv. Ishte emocionuese te shihje Leonardon, Maldinin e Kakà se bashku’.
Italia qe tani drejtohet nga Mancini do te luaje 2 ndeshje per Nations League ate me Polonine ne 7 shtator dhe Portugaline ne 10 shtator.
‘Gjithnje eshte dicka e bukur te kthehesh ne Koverçano-vijoi Donaruma-eshte shtepia jone dhe ne duhet te kthejme Italine ne vendin qe meriton. Kritikat i pranoj, jam njeri i qete, punoj shume dhe jap maksimumin ne cdo stervitje’.
Sfidanti.al