E do shumë, por nuk ia kursen ironinë. Vinçenco Montela flet si një baba me djalin e tij të vogël, kur diskuton me gazetarët për Xhixho Donarumën. Portieri që shkëlqeu si yll në moshën 16-17 vjeçare, duket se nuk është i bindur për të vazhduar me Milanin, dhe trajneri i tij e nxit të vendosë.
