Milani përpiqet që ta mbajë Donarumën, pagë më të lartë dhe shiritin e kapitenit!

Portieri i ri i Milanit, Xhanluixi Donaruma, ndodhet në një formë të shkëlqyer dhe ka mundësi që të largohet nga “San Siro”. Për këtë portier që është vetëm 18 vjeç, në fakt, interesohen klubet më të mëdhenj evropianë që, më siguri, që nuk do t’i kursejnë paratë që të sigurojnë shërbimet e tij. Sidoqoftë, në kryesinë e klubit të Milanit po bëjnë të gjitha përpjekjet që ta mbajnë, me çdo kusht, portierin e ri të talentuar.

Sipas zërave më të fundit, për Donarumën e ri po interesohen Juventusi, Reali i Madridit dhe Mançester Siti, por Milani reagoi menjëherë, duke i ofruar, qysh tani, këtij tinejxheri një fitim vjetor prej 3,5 milionë eurosh. “La Republika” italiane shkruante se, krahas rritjes së pagës vjetore, kryesia e klubit të Milanit do t’i ofrojnë Donarumës edhe shiritin e kapitenit, për t’i treguar atij sesa i domosdoshëm është ai për klubin.

Sfidanti.al