Gianluigi Donnarumma ka shpërthyer ndaj skuadrës së Juventusit, pa patur frikë nga pasojat.
Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma pas ndeshjes ka qenë shumë i nervozuar me penalltinë e akorduar në të mirë të Juventusit në minutën e 95’të.
Ai gjatë rrugës sa ishte duke shkuar në tunel me nervozizëm ka thënë: ‘Është e pamundur, janë gjithmonë ata që marrin dhurata”, ka thënë Donnaruma, duke iu referuar Juventusit.