Hristo Stoichkov, ish-legjenda e Barcelonës, mendon se gjyqtari turko-gjerman, Deniz Aytekin, duhet ta drejtojë finalen e Ligës së Kampionëve këtë sezon
Hristo Stoichkov ka befasuar të gjithë. Ish legjenda e Barcelonës i ka dal në mbështetje gjyqtarit turko-gjerman, Deniz Aytekin, i cili po akuzohet se e ka ndihmuar Barcelonën në ndeshjen ndaj PSG-së
Ikona e futbollit bullgar mendon se Aytekin duhet ta drejtoj finalen e Ligës së Kampionëve këtë sezon, shkruan Express.
“Arbitri ishte i përsosur. Është vërejtur se e njeh futbollin. Jo, seriozisht, ka dy penallti që nuk ka akorduar, nga një për çdo ekip. Ai duhet ta drejtoj finalen”, ka deklaruar ai për Partidazo de la Cope.