Uli Hënes sot nuk është një anëtar bordi, apo një drejtues, por padyshim që ai di gjithçka ndodh tek Bajerni dhe është në rolin e këshilltarit e të presidentit të nderit. Në një intervistë të fundit për median gjerman “Sport 1”, ish-bosi bavarez, deklaroi se klubi nuk do të bëjë blerje të mëdha këtë verë.
