Këtë fundjavë më në fund do të ketë prani të publikut në arenat e Bundesligës, veçse do të jetë kaq e kufizuar saqë tifozët ndihen të ofenduar. Një reagim ka ardhur nga presidenti i Shoqatës së Tifozëve të Bajernit, Bernd Hofman. “Të lejosh 250 tifozë në një stadium me 75 000 vende është qesharake, – tha ai, – kemi një vit e gjysmë që nuk lejohemi në stadium, ndërsa tani qeveria thotë se do të lejojë më pak sesa në një ndeshje amatorësh. Absurde”. Hofmani shton se Bajerni ka shpenzuar shumë për higjienën, ndaj duhet të ndihet i vjedhur nga qeveria. Gjithsesi, shefi ekzekutiv, Rumenige, ka deklaruar se “ky është një hap i vogël përpara, dhe jemi shumë të lumtur që disa tifozë mund të jenë në stadium në ndeshjen e fundit të sezonit”. Në “Alianc Arena” do të jenë 250 tifozë, në një stadium me 75 000 vende, pra 0.33 për qind e kapacitetit!
Sfidanti.al