Nuk e ka thënë fjalën “10 vjet”, por ka besim se trajneri ka hedhur bazar për diçka të madhe. Lele Oriali, një legjendë e Interit në fushën e lojës, dhe një njeri shumë i rëndësishëm sot duke qenë menaxher i skuadrës zikaltër, mendon se Antonio Konte nuk ka punuar vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen. “Konte ka ndërtuar një Inter që mund të zgjasë në kohë, – thotë ai për “La Gazeta delo Sportin”, – me Antonion kemi kaluar shumë net pa gjumë në Apiano Xhentile, dhe kam arritur ta njoh mirë. Jemi kuptuar menjëherë. Ai është jashtëzakonisht i organizuar dhe drejton gjithçka në përsosmëri”. Kjo është arsyeja kryesore që Interi arriti në dy vjet të bëhej skuadra më e mirë e Italisë duke shkatërruar dominimin e Juventusit. Oriali doli dy herë kampion me zikaltërit në 1971 e 1980, doli kampion i botës me Italinë në 1982, ndërsa triumfoi në “San Siro” në krah të Roberto Mançinit e Zhoze Murinjos, tashmë edhe në krah të Kontes.
Sfidanti.al