Dy Ferrari në dy vendet e para, kur kishte ndodhur për heë të fundit?

Kjo skuadër ka fituar tituj edhe para disa vjetësh, dhe Kimi Raikonen ka qenë shkëlqimi që mbahet mend pas Mikael Shumaherit, por që të ketë dy makina në vendet e para në Formula 1, kjo kishte pa ndodhur që në kohën e Mikael Shumaherit. Dakord, po flasim për provat e lira, pjesën më pak të rëndësishme të një Çmimi të Madh, por gjithsesi përbën lajm. Sharl Lëklerk dhe Karlos Sainz nderuan “Maranelon” në provat e lira në Montekarlo, në pritje të provave zyrtare dhe të garës. Nëse kjo mrekulli do të vazhdojë të jetë i vërtetë, atëherë shanset do të ishin të mira të dielën në rrugën e Principatës sepse parakalimet në Montekarlo janë tepër të vështira për t’u kryer. “Është shumë e bukur për të qenë e vërtetë, jemi shumë të shpejtë në kthesa”, – ishin fjalët e Lëklerkut. Ljuis Hamilton doli i treti dhe vlerësoi Ferrarin, por edhe Mercedesin e tij. “Jam i kënaqur për Ferrarin sepse shtohet konkurrenca, – tha kampioni i botës, – unë ndihem mirë, makina është e mirë, por këtu është bërë e mërzitshme të garosh”.

Sfidanti.al