Si do të luajë Bajernin nën drejtimin e Nagelsmanit?!

Nuk do të jetë e lehtë të vishen “këpucët” apo “kostumi” i Hansi Flikut, por gjithsesi trajneri i ri ka gjithashtu një karrierë. Julian Nagelsmani është trajneri më i ri në historinë e Bundesligës në moshën 28 vjeçare kur mori në dorëzi Hofenhajmin në viti 2015. Sot ai ka kaluar 33 vjeç dhe është ende tepër i ri, por ka përvojë. Me Lajpcigun arriti gjysmëfinalen e Championsit, si dhe u bë rivali kryesor i Bajernit për titull, përpara Dortmundit. Veçse, si do të luajë ai në Mynih? Ndryshimet në krahasim me Flikun nuk priten shumë të mëdha, pasi lojtarët kryesorë dihen, ndërsa skema mund të bëhet nga 4-2-3-1 në 3-4-2-1. Formacioni pritet të jetë pra 3-4-2-1:  Nojer – Upamekano, Zyle, Hernandez – Gnabri, Kimih, Gorecka, Dejvis – Myler, Sane – Levandovski.

Sfidanti.al