Nëse ai shkon sërish në “shtëpi”, aty nuk do të kishte vend për gjigandin Kristiano Ronaldo. Masimiliano Alegri e ka vendosur kushtin e tij, diçka që dihet botërisht që më parë, se nuk dëshiron të bazojë skuadrën tek legjenda portugeze, që e quan pengesë. Gjithsesi, a do të ishte ndonjë habi fakti se ai mund të kthehej në skuadrën ku doli 5 herë kampion? Nuk do të ishte trajneri i parë që do ta bënte pasi përpara tij janë kthyer edhe emra të mëdhenj si Xhovani Trapatoni e Marçelo Lipi. “Trap” e drejtoi ekipin në vitet 1976-1986 duke fituar gjithçka. U largua për t’u kthyer në 1991, por nuk arrin suksese dhe mbetet tek 15 trofetë e fituara në 10 vjet. Në 1994 erdhi Marçelo Lipi që drejtoi ekipin deri në 1999 duke fituar 3 tituj kampion dhe Championsin. Në 2001 u kthye dhe doli kampion në 2002 e 2003 për të shkuar më pas në kombëtaren e Italisë.
Sfidanti.al