Nagelsman vjen, por tek Bajerni ka “firo” në stafin administrativ

Trajneri i ri do të vijë në Mynih me njerëzit e tij, ndërsa dikush nga ata që janë aty pritet të largohet, apo si fillim të mos përgjigjet në “apel”. Mirosllav Klose, ndihmësi i Hansi Flikut, besohet se do të ikë nga “Zebener Shtrase”, ndërsa në krah të teknikut të ri do të jenë Toni Tapaloviç, ish-trajner i portierëve që është ndihmës trajner, Benxhamin Glyk që është videoanalist dhe menaxheri i ekipit, Timo Hardung. Këta janë njerëzit e besuar që e kanë ndihmuar tek Lajpcigu. Gjithsesi, revista “Kiker” ngre një pyetje: Cila do të jetë e ardhmja e menaxheres së sprovuar dhe të dashur të skuadrës tek Bajerni, Ketlin Kryger? Ajo është shtatzanë, dhe klubi besohet se do ta dojë në detyrë, por ndoshta në ndonjë pozicion të ri.

Sfidanti.al