Kur ai është në parket shumë pak yje mund të krahasohen me të. Një Lebron Xhejms në formën më të mirë, një Janis Antetokumbo apo ndoshta një Xhejms Harden, mund të maten me Kevin Durantin, ndërsa Nikola Jokiç, Luka Donçiç e Zhoel Embijd besohet se duhet të “rriten” edhe ca. Duranti e tregoi veten ndërsa është kthyer nga dëmtimi duke vendosur rekordin e sezonit në fitoren e Bruklinit 130-113 në fushën e Indianës. Durant pati 42 pikë, 3 topa në tabela, 10 asistë, 1 vjedhje topi dhe vetëm 2 humbje topi duke qenë në fushë për 36 minuta. Prania e tij ishte tepër e rëndësishme sepse Bruklinit i mungonin të gjithë yjet e tjerë, qoftë Xhejmd Hardeni apo Kajri Irvingu që ishin që në fillim të sezonit, si dhe përforcimi më i vonshme Lamarkus Olldrixh. Bruklin është në vend të parë në Lindje me 43 fitore e 20 humbje, një humbje më pak sesa Filadelfia
Sfidanti.al