Nagelsmani dëshiron të ikë nga Lajpcigu me Kupë, Rashica mbeti në shtëpi!

Një gjysmëfinale e fortë e Kupës së Gjermanisë në stadiumin “Vezershtadion” (Ëeserstadion). Lajpcigu ia doli të fitonte 2-1 në frymën e fundit ndaj Verderit vendas, dhe trajneri Julian Nagelsman dëshiron të largohet si hero nga skuadra e tij. Nagelsman do të shkojë tek Bajerni dhe i mbeten edhe 5 ndeshje në stol, finalja e Kupës dhe 4 ndeshje në Bundesligë. Gjithsesi, ndryshe nga parashikimet, gjysmëfinalja doli shumë e vështirë pasi 90 minutat përfunduan barazim 0-0. Në 93’ Emil Forsberg kaloi miqtë në epërsi, por Bitenkurt barazoi në minutën e parë shtesë të shtesës së parë. Në minutën e 121-të Lajpcigu shënoi golin e fitores dhe të kualifikimit me anë sërish të Emil Forsbergut. Milot Rashica nuk ishte për Verderin, ndërsa fillimisht u mendua që trajneri Kohfeld do ta linte në stol, i pakënaqur me rendimentin e tij në sulm, dhe për arsye taktike. Trajneri vendosi që shqiptari i Kosovës të mos luante fare.

Sfidanti.al