Ende nuk e ka fituar dhe e përsërit kaq shpesh, sa rrezik e thotë edhe natën me sy mbyllur, por janë orë në të cilat jo gjithmonë fle. Antonio Konte duket se ka vuajtur shumë këtë sezon për të thyer mallkimin tek Interi e për të kthyer titullin pas 11 vjetësh mungese. “Në fillim të vitit kam premtuar punë dhe rritje të skuadrës, – thekson trajneri, – dhe kjo ndodhi, madje jemi pranë diçkaje të jashtëzakonshme. Të gjithë janë rritur, kanë më shumë përgjegjësi. Ka pasur shumë ndeshje vendimtare, jo vetëm një. Kemi kaluar net pa gjumë në pritje të titullit që ende nuk e kemi fituar”. Konte nuk dëshiron të flasë për lodhje në fund të sezonit. “Ne jemi pranë një suksesi të madh dhe kjo gjë ta heq lodhjen, ndoshta ekipet e tjerë mund të jenë më të lodhur se ne, – thotë ai, – lojtarët që ndihen të lodhur duhet të ma thonë dhe të ulen në stol”.
Sfidanti.al