Zhoze Murinjo u shkarkua, ndërsa më parë u largua një teknik shumë i mirë si Maurisio Poçetino. Në Londër, klubi i Totenhemit është bërë papritur nga finalist i Championsit dhe i kualifikuar i përhershëm për në Champions, në një klub që nuk e duan trajnerët. Fillimisht u kërkua Julian Nagelsmani, por ai kuptueshëm zgjodhi Bajernin. Më pas u kontaktua Brendan Roxhersi, por ai refuzoi duke thënë se është mirë tek Leisteri. Së fundmi, Erik Ten Hag ia dogji shpresat presidentit Levi duke rinovuar kontratën me Ajaksin deri në 2023. Kaq shumë Levi dhe Murinjo e kanë dëmtuar imazhin e “gjelave” të Londrës?
Sfidanti.al