Kur flitet për të dënuar Laçin, Komisioni i Disiplinës..  dënon veten!

Sa herë që u vë gjobë ose i dënon  ekipet ose individët Komisioni i Disiplinës, media nxjerr nga magazina e saj  një titull parafabrikat,( ku duket sikur viktima  mburr “xhelatin”):  Disiplina me dorë të hekurt! Por, ama, sa herë që në skenë e dënimit  u del para ekipi i Laçit, Disiplina shndërrohet në një tufë delesh të kapura në panik, aq sa  duken sikur presin ato dënimin dhe jo ekipi apo klubi  fajtor…

Një shishe me ujë të “bekuar” , me sytë e  Komisionit, ra fort mbi kokën e një trajneri, që nuk guxoi dot as të qante e as të tregonte dhimbjen që e uli  në gjunjë.. mu sipër fushës. Dhe ajo që ndodhi me “kokën e Boxhiqit” , tamam në fushën e Laçit,  ndihmësit të trajnerit Daja të Partizanit , e vërteton edhe një herë se kjo buthecja FSHF  po argetohet  me kokat e pa zot,   siç luajnë futbollistët  me topin. I kemi faktet para syve: Po të goditen  kokat e zyrtarëve, tundet dheu., kur  e pësojnë  kokat e tjera,  tundin ..hallatet.

Ja kjo koka e Ilir Buxhiqit në “tenderin e dhunës” se Komisionit  mori çmimin 100 mijë lekë  për klubin e Laçit.  Madje thuhet se edhe këto mund t’i paguaj vetë  FSHF-ja,  meqë ndjehet  si e zënë në faj për shinjestrën  e gabuar, ngaqë shishja  ishte nisur për të goditur trajnerin Daja, por per gabim njerëzor goditi ndihmësin e tij! Dhe jo vetëm atë, po sikur na ka goditur të gjithëve në kokë , sepse askush nuk mban mend   se kjo koka e Boxhiqit është e lirë dhe e goditshme  kur punon  tek Partizani , por është edhe kokë zyrtare pasi ka vite si trajner portieresh në ekipet Kombëtare !

Sfidanti.al