Katër ekipe në gjysmëfinale, Premier Liga kalon La Ligën!

Në një krah është ende Reali dhe Vijarreali, njëri gjigand dhe tjetri i respektuar, që ende kanë shanse për të shkuar në finale. Gjithsesi, në krahun tjetër janë plot 4 pretendentë. Premier Liga angleze është paraqitur sërish me “kredenciale” të forta në Champions dhe në Ligën e Europës, duke pasur Mançester Sitin e Çelsin në gjysmëfinalet e së parë, dhe Mançester Junajtidin e Arsenalin në gjysmëfinalen e tjetrës. Dy ekipet e Mançesterit janë shumë pranë finaleve, si dhe cilësohen favoritë për trofetë. Kishte 9 vjet që La Liga e Spanjës mbante vendin e parë kryesisht falë sukseseve të Realit, Barcelonës, por edhe Atletikos e Seviljes, ndonëse në 2019 anglezët patën finalet Liverpul-Totenhem në Champions dhe Çelsi-Arsenal në Ligën e Europës.

Sfidanti.al