Ronaldo i vendosur për “divorcin” që pas eleminimit nga Champonsi

Është pikërisht ai kompeticioni që ai e do mbi gjithçka tjetër. U bënë 3 vjet që kur është larguar nga Reali i Madridit dhe nuk ka parë dot një gjysmëfinale, jo më një finale apo një fitore trofeu. Kristiano Ronaldo u largua nga Reali si kampion i Europës, ndërsa me Juventusin po eleminohet në turin e dytë për dy vjet me radhë, ndërsa në sezonin e tij të parë në Torino u mund nga Ajaksi në çerekfinale. Tashmë, portugezi duket se e ka ndarë mendjen që të largohet ndonëse nuk dihet se cili ekip që mund ta fitojë Championsin mund të ketë mundësi financiare për të, apo mund të dëshirojë që ta marrë. Mediat flasin se CR7 dhe Juventusi janë “të divorcuar” që jetojnë ende në të njëjtën “shtëpi”, dhe kjo ka ndodhur menjëherë pasi Porto u eleminoi. Kontrata e tij përfundon në 2022, por sipas mediave italiane ai ka autorizuar agjentin Zhorge Mendez që të kërkojë një ekip të ri, ndërsa Ronaldo është gati të bëjë ulje rroge.

Sfidanti.al