Një tjetër kusht i Lionel Mesit? Nuk është e qartë nëse është kështu, ndonëse argjentinasi nuk e fshehu zemërimin e tij për largimin e Luis Suarezit, veçse mund të jetë edhe vendim thjesht i presidentit Zhoan Laporta. Barcelona do të ketë sezonin e ardhshëm një trajner të ri, pikërisht Ksavi Hernandezin, ndërsa mediat spanjolle shkruajnë se ka pasur kontakte mes palëve. Ish-ylli i mesfushës është këshilluar nga katalanasit që të mos e rinovojë kontratën me Al Sadin në Arabinë Saudite, ndërsa fati i Ronald Kumanit duket i vendosur. Pas eleminimeve nga Championsi, nga Superkupa dhe pas humbjes me Granadën në La Liga, duket se trajneri holandez nuk gëzon më besimin e drejtuesve.
Sfidanti.al