Trajneri i tij, Ole Gunar Solskjer, ende ka shpresë që sulmuesi nga Uruguaji të ndryshojë mendje dhe të rinovojë kontratën. Edinson Kavani e tregoi edhe në gjysmëfinalen e Ligës së Europës ndaj Romës se mbetet një nga yjet më brilantë të futbollit, të paktën përsa i përket lojës ofensive. Jo vetëm me golat, ndërsa shënoi 2, por edhe me ndihmën për shokët duke dhënë 3 asistë ndaj italianëve në “Old Traford”. Edhe pse është 34 vjeç ai mbetet i shkëlqyer për nuhatjen para portës, zgjuarsisë në lojën si skuadër, dhe për formën e tij fizike. Me mbi 400 gola për klubet dhe kombëtaren e Uruguajit, Kavani është një ikonë dhe Solskjeri ka biseduar që të mos largohet nga Junajtidi. Uruguajani ka shprehur dëshirën që të luajë në Argjentinë, në Buenos Aires, pranë atdheut të tij për të mos qenë larg familjes. Ai është në Europë që nga viti 2006, pra prej 15 vitesh, duke shkëlqyer me Palermon, Napolin, Paris SG e tani me Mançester Junajtidin.
Sfidanti.al