Mbape në dyshim për ndeshjen e dytë në Champions me Sitin?!

Këtë të shtunë nuk do të luajë në ndeshjen ndaj Lensit, ndonëse ajo është si një nga finalet e sezonit në Ligën e Parë të Francës. Gjithsesi, Paris SG nuk mund të dalë kundër fatit dhe fizikut të njeriut, pasi Kilian Mbape ka një dëmtim në këmbë dhe do të lihet pushim. Trajneri Maurisio Poçetino e pohoi këtë gjë, dhe shprehu besimin se sulmuesi 22-vjeçar do të jetë gati për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Championsit ndaj Mançester Sitit.  Mediat shkruajnë se Mbape ndjen dhimbje në këmbën e djathtë, ndërsa ndeshja e së martës në Champions është vendimtare. PSG humbi 1-2 në fushën e tij ndaj Sitit të Guardiolës, dhe do të duhet të ketë të gjithë lojtarët, madje në formë, për të shpresuar për ndonjë përmbysje në Angli.

Sfidanti.al