“Natyrisht që është duke shkuar në finale”. Këto ishin fjalët e legjendës së “Old Trafordit”, Pol Skoulls, i cili provoi shumë triumfe me fanelën e kuqe, ndërsa këtë herë u lumturua nga suksesi 6-2 ndaj Romës në Ligën e Europës. “Një nga paraqitjet më të mira nën drejtimin e Ole Gunar Solskjerit”, – thotë edhe Ouen Hargrivsi, ish-mesfushori i Junajtidit dhe i Bajernit. Ish-trajneri i Sëlltikut, Neill Lenon, duke folur për BBC-në vlerësoi se “kjo ishte një mbrëmje fantastike për Mançester Junajtidin, një mbrëmje shumë e mirë për Olen, gjithashtu”. “Ai u dha disa fjalë të mëdha lojtarëve të tij në pushim, – vazhdoi skocezi, – dhe lojtarët u përgjigjën në mënyrë madhështore, spektakolare. Ishte si dikur në ditët e vjetra të lavdisë”.
Sfidanti.al