“Natyrisht që është duke shkuar në finale”. Këto ishin fjalët e legjendës së “Old Trafordit”, Pol Skoulls, i cili provoi shumë triumfe me fanelën e kuqe, ndërsa këtë herë u lumturua nga suksesi 6-2 ndaj Romës në Ligën e Europës. “Një nga paraqitjet më të mira nën drejtimin e Ole Gunar Solskjerit”, – thotë edhe
Ende s’ka fitues lufta tek Barcelona, largohet Mesi apo Bartomeu?!
“Bomba” e madhe plasi, legjenda e futbollit të sotëm arriti deri në zgrip, duke bërë si kërkesë atë që ngjante si e pabesueshme, largimin nga Barcelona. Lionel Mesi, kapiteni dhe simboli, njeriu që ka në trupin e tij ADN-në e klubit “blaugrana”, që ka shënuar mbi 630 gola për katalanasit, dhe që ka fituar me
Rumenige dhe “aristokracia punëtore”, alarm nga sindikata e re e lojtarëve!
U duk si rrufe në qiell të pastër lajmi i dhënë nga revista “Kiker” për krijimin e një tjetër bashkimi të futbollistëve në Gjermani. Një Bashkim Profesional, sipas zhargonit shqiptar të dikurshëm, një sindikatë, sipas përdorimit më të gjerë të sotëm, apo një Bashkim Pune, sipas traditës amerikane. Rreth 70 lojtarë të ligave të ndryshme
Majkëll Xhordani, Dok Rivers dhe Kori Gof “i çjerrin maskën” Amerikës!
Ku shkoi vendi i lirisë dhe i mundësive të mëdha? Edhe pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten ende një nga shoqëritë më të zhvilluara të botës, sërish kjo nuk qenka e njëjtë për të gjithë, duke e fshirë shenjën e barazisë nga kushtetuta reale amerikane. Vrasja e të riut zezak Xhorxh Flojd, në mënyrë
Mesi akuzon arbitrin për humbjen, Brazili i lumtur që e ndali!
Ndjenja krejt të kundërta në Brazil dhe në Argjentinë pas gjysmëfinales së Kupës së Amerikës. Nëse vendasit u lumturuan për suksesin, e arritur në mënyrë praktike, “gauçosit” gjetën fajtorin, që sipas tyre ishte arbitri. Vetë Lionel Mesi ishte i tërbuar me njeriun që vendosi drejtësinë në fushë, duke pretenduar penallti, pas episodeve që ndodhën në
Tifozët dhe gazetat kundër Brazilit, trajneri Tite nuk ankohet për VAR-in!
Nuk ishte një ndeshje e lumtur, dhe krijoi tension e dyshime. Faktori fushë mund t’i kthehet në bumerang Brazilit, nëse nuk do të arrijë të fitojë, dhe kjo i ndodhi në përballjen teorikisht të lehtë ndaj Venezuelës në Kupën e Amerikës. Edhe pse “selesao” luajti në shtëpi, nuk arriti më shumë se një barazim pa
Tenisi humb një legjendë, por yjet ftojnë Marrejn të mos ikë
Do të largohet në përfundim të ndeshjes “së shtëpisë”, turneut të Uimbëlldonit, por ndoshta dëmtimi mund ta detyrojë ta mbyllë karrierën e tij të rëndësishme edhe vetëm pas një jave. Andi Marrej doli në konferencë për shtyp duke deklaruar se nuk do të vazhdonte më tej të ishte tenis profesionist, në një ngjarje që tronditi
Në Gjermani kërkojnë “gijotinën” pas ofendimeve të Riberisë
“Dinjiteti i njeriut është i paprekshëm”. Ky është neni numër 1 i rregullores tek Bajerni, siç e ka bërë të qartë Karl Hajnc Rumenige. Shefi ekzekutiv, me siguri, do ta lexojë edhe një herë rregulloren tani që Frank Riberi shpërtheu me një ofendim të papritur dhe të rëndë, në një postim në rrjetet sociale. Ylli
Bota mrekullohet nga Fjuri: Mrekullia më e madhe e boksit!
Kur një njeri humbet gati dy vjet nga jeta e tij, shkatërrohet nga droga dhe nga depresioni, arrin peshën 180 kg, dhe pastaj rikthehet në ring e dominon kampionin e botës, kjo është vërtet një mrekulli nga ato të jashtëzakonshme. Një histori e tillë, thuajse e tillë që nuk besohet, ishte kjo e Tajson Fjurit,
“Futbolli, lojë që e luajnë 22 vetë, dhe gjermanët nuk e fitojnë më!
Geri Lineker nuk vonoi ta modifikonte batutën e tij. Autori i shprehjes së famshme se “futbolli është një lojë kur 22 burra bredhin pas topit dhe në fund fitojnë gjermanët”, tashmë përfundon me gjysmë fjalinë “dhe gjermanët nuk fitojnë më”. Ish-sulmuesi i madh anglez i “ngjiti” edhe një shtojcë: Rekordi i mëparshëm i përket historisë!