Majkëll Xhordani, Dok Rivers dhe Kori Gof “i çjerrin maskën” Amerikës!

Ku shkoi vendi i lirisë dhe i mundësive të mëdha? Edhe pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten ende një nga shoqëritë më të zhvilluara të botës, sërish kjo nuk qenka e njëjtë për të gjithë, duke e fshirë shenjën e barazisë nga kushtetuta reale amerikane. Vrasja e të riut zezak Xhorxh Flojd, në mënyrë brutale nga policia, e ka tronditur me themel shtetin e madh, me protesta të dhunshme e të ashpra, që nuk ishin parë që nga koha e Luftës së Vietnamit.

Edhe disa nga yjet e sportit kanë sulmuar ashpër, fillimisht adoleshentja e tenisit, Kori Gof, e pastaj të mëdhenjtë. “Kemi vuajtur shumë, – shprehet Majkëll Xhordani, – tani është koha për të thënë mjaft. Nuk mund të vazhdohet kështu”. Ish-ylli tjetër i NBA-së, sot trajner i Los Anxhelos Klipersave, Dok Rivers, flet gjithashtu fjalë të forta. “Këtu (në SHBA) është shumë e vështirë që të jesh zezak, – thotë ai, – tani është momenti për ë folur”. Mediat e gjithë botës po shkruajnë për gjendjen në Amerikë, për protestat e mëdha, për shkatërrimet e djegiet, për të vrarë të tjerë, dhe për “trimërinë” e presidentit Tramp që dënoi dhunën, ndonëse nuk pati ndonjë fjalë shumë të ndjerë për zezakun që humbi jetën.

Sfidanti.al