“Fenomeni” Ronaldo “voton” për më të mirin: Numri 1 është Mesi!

Jo vetëm e veçoi argjentinasin (ndonëse është brazilian), por edhe e la shumë prapa rivalin e tij të madh. “Fenomeni” Ronaldo “votoi” në favor të Lionel Mesit si lojtari më i mirë i kësaj epoke, duke e lënë “prapa liste” Kristiano Ronaldon. “Padyshim që Mesi është numri 1, – u shpreh ai, – ai është një talent, dhe të tillë nuk do të shohim për 20 apo 30 vjet. Unë, po ashtu, pëlqeh Salahun, Hazarin, Nejmarin dhe padyshim Mbapenë”. “Fenomeni” e la Kristiano Ronaldon jashtë 5-es së parë të tij. Mbape është krahasuar me vetë Ronaldon brazilian, ndërsa ky i fundit nuk dëshiron të bëjë krahasime. “Është i shpejtë, i saktë në golat, ka lëvizje të mëdha, i shkëlqyer me të dyja këmbët, ka një seri të pabesueshme, është i ngjashëm me mua, por nuk më pëlqejnë krahasimet”, – tha ai.

Sfidanti.al