Fjalët e momentit janë “drejtësi për Xhorxh Flojdin”, dhe këto i shprehu edhe një 20-vjeçar anglez që luan në Gjermani, dhe është pjesë e komunitetit me ngjyrë. Xhejdën Sanço nuk është shumë zezak, por gjithsesi i përket atij krahu, dhe nuk ndenji pa reaguar sipas mënyrës së tij ndaj vrasjes së të riut amerikan Xhorxh Flojd, nga policia e vendit të tij. “Drejtësi për Xhorxh Flojdin”, – kishte shkruar ai në anglisht, në fanelën që mbante poshtë bluzës së ndeshjes. Sanço shënoi 3 gola, duke qenë më i miri në fushë për Dortmundin në ndeshjen në fushën e Paderbornit, që u fitua 6-1. Ai ka 17 rrjeta në 27 ndeshje në Bundesligë këtë sezon, dhe 20 gola në 39 ndeshje gjithsej, duke qenë ky viti i tij më i mirë sportiv.
Sfidanti.al