Asambleja e Lega Serie A e ka gati kalendarin e ri të kampionatit që do të rinisë në 20 qershor me ndeshjet e shtyra të javës së 25. Por për zyrtarizimin është e nevojshme që të pritet akoma edhe disa ditë. Në fakt pritet OK nga qeveria italiane dhe Federata e Futbollit për afrimin e datave të gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë.
Por plani është përpiluar; vetëm 10 ndeshje në fashën orare 17:15, pjesa tjetër me 114 ndeshje do të ndahen në fashat orare 19:30 dhe 21:45. Do të luhet cdo 3 ditë për t’u mbyllur në 2 gusht më pas e gjithë koha do të jetë për kompeticionet evropiane
Ajo që kërkohet është miratimi i afrimit të ndeshjeve të Kupës së Italisë në 12 dhe jo në 14 qershor sic parashikon dekreti aktual. Por hipotezat nuk mungojnë dhe lënë të kuptohet sesi do të organizohet futbolli italian me rifillimin e tij. Raundi i parë, ai i 20-21 qershor dhe ai i fundit, java e 38 do të jenë vetëm në mbrëmje, nuk do të ketë ndeshje në orën 17:15. Për më tepër asnjë skuadër nuk do të luajë më shumë se 2 ndeshje në ditë dhe nuk do të ketë ndeshje në orën 17:15 në Napoli, Cagliari dhe Lecce
Në fundjavë një ndeshje të premten ose të hënën në orën 21:45, tre ndeshje të shtunave, 6 ndeshje të dielave, një në 17:00, 4 në 19:15 dhe 1 në 21:45. Në raundet e mesjavave sy ndeshje janë të martave dhe të enjteve dhe 6 të mërkurave. Kalendari do të jetë i tillë deri në javën e 35, 3 javët e fundit do të përpilohën në bazë të objektivave në klasifikim të skuadrave
Përsa u përket ndeshjeve të shtyra të javës së 25, oraret janë; Torino-Parma në 20 qershor në 19:30, Verona-Cagliari në 20 qershor në 21:45, Atalanta-Sassuolo në 21 qershor në 19:15 dhe Inter-Sampdoria të dielën 21 qershor në 21:45.
Sfidanti.al