Payet refuzon uljen e pagës: Jam krye familjar

Ndërsa në Evropë, futbolli është drejt rifillimit të sezonit, në Francë kampionatet janë mbyllur dhe jo pa polemika. Klube të ndryshme tani duhet të bëjnë llogaritë me problemet ekonomike të shkaktuar nga pauza e detyruar dhe mes tyre është edhe Olympique Marseille, drejtuesit e të cilit kanë propozuar një ulje të pagës së futbollistëve me 30%. Por jo të gjithë janë dakord me këtë propozim dhe ky është rasti i yllit të Marseille, Dimitri Payet

‘Pozicioni im është i qartë-tha Payet-jam kryefamiljar dhe kam interesa për të mbrojtur’.

Payet përfiton 100 mijë Euro në javë te Olympique i Marseille, por nuk ka ndërmend të tolerojë dhe të pranojë një pagë 30% më të ulët për një periudhë kohe.

‘Kam shpenzime të rëndësishme financiare për të bërë dhe impenjime për të respektuar-tha Payet-roli im është ai i të mbrojturit të interesave të mia e të familjes sime, por kjo pa vënë në rrezik klubin, të gjithë e dinë sa i lidhur jam me skuadrën’.

Rasti i Payet nuk është i vetmi për momentin në lidhje me këtë cështje. Edhe Ezekiel Garay, mbrojtësi i Valencias, një ndër lojtarët e rezultuar pozitiv me Covid-19, ishte i vetmi në skuadrën valenciane që refuzoi reduktimin e pagës.

Sfidanti.al