Brazili po regjistron shifra të frikshme të të prekurve nga Coronavirusi dhe futbolli nuk bën përjashtim. Vasco da Gama bëri të ditur se 16 futbollistë nga 43 të testuar kanë rezultuar pozitivë nga Covid-19 dhe 3 të tjerë kanë qenë të prekur nga sëmundja, por që tani janë të shëruar. Dhe të gjithë këto shifra shokuese publikohen në prag të rifillimit të stërvitjeve të skuadrave.
Futbollistët e prekur, identiteti I të cilëve nuk bëhet I ditur, tashmë janë në izolim. ‘Kjo tregon vetëm që po bëjmë një punë të shkëlqyer duke identifikuar infeksionin te sportistët tanë në mënyrën më të shpejtë të mundshme-theksohej në një komunikatë për shtyp të klubit brazilian-kjo na lejon të frenojmë përhapjen e virusit’.
Futbollistet e shtetit të Rio De Janeiros mund t’iu nënshtrohen testeve fizike dhe të nisin rutinën e stërvitjeve individuale, por stërvitjet në grup ende nuk lejohen. Përsa u përket shteteve të tjera në Brazil, ende nuk është marrë një vendim se kur skuadrat mund të rinisin punën në grup.
Sfidanti.al