FIFA, Blatter hidhet në sulm: Unë viktimë e SHBA, Infantino një megaloman

Në shënjestër është gjithnjë Gianni Infantino, presidenti i FIFA dhe ata që e sulmojnë janë fillimisht Michel Platini dhe më pas Sep Blatter, dy personat që kanë drejtue organizmat më të lartë të futbollit evropian dhe botëror por që një skandal i rrëzoi nga postet e tyre.

Kur kanë kaluar 5 vjet nga dorëheqja nga kreu i FIFA, Sep Blatter rikthehet të flasë dhe këtë e bën duke sulmuar ashpër pasardhësin e tij, Infantino në një intervistë për agjencinë zviceraneve të lajmeve ATS

‘Infantino ka dashur të bëjë futbollin një makinë të madhe parash duke e cuar Botërorin me 48 skuadra, botërorin e femrave me 32 dhe atë për klube me 24-tha Blatter-por është e pamundur të zgjerosh gjithcka në mënyrë të menjëhershme. Me të marrë pushtetin është prekur nha megalomania’.

Duke folur për veten, Blatter u mbrojt teksa tha se ishte viktimë e sistemit.

‘E dhashë dorëheqjen nga presionet e SHBA-vijoi Blatter-thanë që duhej të pritej një kokë. Dhashë mandatin tim dhe në mënyrë të papritur, FIFA nuk ishte më një organizatë mafioze për magjistraturën amerikane. Dhe duket se Infantino pa t’i hapet rruga drejt presidencës falë kontakteve me prokurorin Lauber. Platini u përjashtua pasi shiti votën e tij në favor të Botërorit në Katar, e megjithatë askush nuk ka ndërmend t’i spostojë. Mund të ishin zhvilluar në Angli, Gjermani, Japoni apo SHBA. Unë vetë propozova SHBA, por nëse kështu do të ndodhte, historia do të më jepte të drejtë.

Sfidanti.al