I duhet thënë “bravo ju qoftë”, djemve të Jurgen Klopit për ndjeshmërinë e tyre njerëzore dhe shoqërore. Yjet e Liverpulit, njerëz që fitojnë miliona paundë stërlina në vit, janë nga ata që mund të thonë “ç’na duhet neve me pabuksat si ai zezaku në SHBA”, por ata nuk e bënë. Përpara seancës stërvitore në “Anfild”, Salah, Mane e të tjerët formuan një rreth në qendër të fushës, dhe u ulën duke vënë njërin gju në tokë. Simbolika ishte edhe tek veshja, me disa nga lojtarët që kishin fanela të kuqe, disa të errëta, ndërsa disa kishin fanelat e stërvitjes.
“Bashkimi bën fuqinë” ishte motoja e liverpulasve, ndërsa në reagimet e tyre në rrjetet sociale, iu bashkuan nismës “jetët e zezakëve ka rëndësi” (BlackLivesMatter). Liverpuli bëhet e para skuadër e Premier Ligës që reagon pas vrasjes nga ana e policisë të djaloshit me ngjyrë, Xhorxh Flojd.
Kjo mënyrë kaq “civile” dhe “elegante” e djemve milionerë të Premier Ligës natyrisht bën kontrast të thellë me dhunën në SHBA, që ka arritur deri edhe në plaçkitje, ndonëse të dy veprimet janë me të njëjtin qëllim. Nuk mund të jetë ndryshe, pasi edhe jeta e liverpulasve është shumë e mirë, e shumë më e lehtë sesa e djemve të shtresave të varfra në Amerikë, që pikërisht për këtë, nuk kanë ndonjë respekt për parimet e edukatës së shtresës së mesme apo të lartë.
Sfidanti.al