Presidenti i Interit, Giuseppe Marotta, ka hedhur poshtë kategorikisht zërat për një largim të mundshëm të Lautaro Martinezit drejt Barcelonës.
Pak minuta para ndeshjes së Interit ndaj Monzës, Marotta foli për të ardhmen e sulmuesit argjentinas, i cili ditët e fundit është lidhur me një transferim të mundshëm te Barcelona.
“Lautaro është kapiteni ynë dhe përfaqëson historinë e tanishme të Interit. Mund të them qartë se nuk ekzistojnë kushtet që ai të largohet nga Interi. Nuk duhet të flasim as për këtë mundësi”, deklaroi Marotta për DAZN.

