Broja “mallkohet” sërish nga dëmtimi

Armando Broja është shtrirë në fushë mes dhimbjeve të forta. Sulmuesi i Kombëtares ka qëndruar vetëm 11 minuta për Bërnlin ndaj Linkoln, ndërsa ndeshja është e vlefshme për Championship

Broja u largua menjëherë nga fusha. Vendin e tij e mori Hountondji. Broja shtrihet papritur në fushë, ndërsa kërkoi të kapte një top. Për sulmuesin shqiptar ishte një mundësi e mirë, duke qenë se u preferua titullar.