Historia e Van Dajkut, si njeriu shkon, nga buza e greminës, në majë të suksesit!

Ishte viti 2012 dhe ai ishte tepër i ri, sapo kishte filluar karrierën si futbollist profesionist. Virgil Van Dajkut i takoi që të provonte një moment tmerrësisht të vështirë, duke “u puthur me vdekjen”, ndërsa ishte lojtar i Vilem II në Holandë. Mamaja e dërgoi në spital, ndërsa ndjente dhimbje të tmerrshme, dhe doktorët u tronditën kur zbuluan diagnozën. Një këputje e apendisiti, i kishte shkaktuar apendisit, peritonisit dhe një infeksion në veshka. Mjekët thanë se gjendja ishte serioze dhe se rrezikonte vdekjen, madje Van Dajku shkroi edhe testamentin e tij, të paktën siç shkruajnë mediat britanike. Kanë kaluar 8 vjet dhe gjithçka është lënë pas, madje ai quhet si mbrojtësi më i mirë i botës. Këto histori të mësojnë se nuk duhet të dorëzohesh kurrë, sepse edhe në momentet më të këqija (ndonjëherë) mund të ketë shpresë.

Sfidanti.al