E kemi thënë që një ditë më parë se në Gjermani po flasin se mund të ndodhë diçka krejt e veçantë. Pra, që “superfuqia” e sulmit botëror, Robert Levandovski, mund të largohet! A mund të ndodhë një gjë e tillë? “Skaj Sport” në Gjermani thotë se “po”, dhe se Bajerni mund të ketë nevojë për 60 milionë euro duke qenë në krizë financiare duke mos bërë blerje (një nga arsyet e largimit të Hansi Flikut). Me gjasë, Rumenige e Salihamixhiç po mendojnë për Erling Halandin, ndërsa në Spanjë thonë se Reali i Madridit mund të mendojë për Levandovskin, edhe pse në plan së pari është Mbape. Polaku është 32 vjeç, por është në formë të madhe, dhe çmimi 60 milionë euro nuk është shumë i lartë për Perezin. Në vitin 2014 e diçka më pas, Leva deshi të shkonte në Madrid, por klubi mendoi se mund të prishte punë për Kristiano Ronaldon apo Benzemanë dhe nuk këmbënguli, plus që Bajerni nuk pranoi ta humbiste.
Sfidanti.al