Suksesi në fushën e lojës duke qenë pranë finales së Ligës së Europës nuk ia ka ndërruar mendjen publikut. Tifozët e Mançester Junajtidit janë gati për një protestë të fuqishme pranë stadiumit “Old Traford”, ndërsa nuk u ka kaluar zemërimi për “proçkën” e bërë nga drejtuesit dhe sidomos nga pronarët, familja amerikane Glejzër, që deshën të merrnin pjesë në Superligën Europiane. Lajmet janë që 10 000 tifozë do të dalin pranë stadiumit ndërsa “djajtë e kuq” luajnë këtë të diel ndaj Liverpulit në Premier Ligë. Trajneri Ole Gunar Solskjer u ka bërë thirrje tifozëve që të protestojnë, por duke qenë paqësorë, ndërsa 10 000 njerëz janë shumë dhe një kërcënim i madh.
Sfidanti.al