Disa vite më parë ishte në vëmendjen e Barcelonës. Kleandro Lleshi kishte ëndrra të mëdha në adoleshencën e tij të hershme, por ndonëse nuk arriti të shkonte në klubin e madh katalanas, Spanja u bë vendi i tij i dytë. Në moshën 21-vjeçare, pasi provoi të luante në Shqipëri e Portugali, ka mbërritur në Ligën e dytë spanjolle në radhët e Kartagjenës. Gjithsesi, sezoni nuk ka qenë aspak me fat.
Mesfushori me tipare mbrojtëse doli pozitiv me Kovid 19 në janar të këtij viti dhe u detyrua të izolohej, ndërsa më pas i ndodhën edhe ndërlikime të tjera. Në 15 shkurt erdhi lajmi se do të mungonte nga 4 deri në 6 javë dhe kështu ndodhi, ndërsa ai është kthyer në ekip vetëm në ndeshjet e fundit. Kleandro shpreson që të arrijë të marrë veten fizikisht dhe moralisht, si dhe të përshtatet sërish me shokët e skuadrës.
Ish-lojtari i Shqipërisë U17 dhe U19 vlerësohet si një profesionist i vërtetë, me përgatitje të lartë fizike dhe taktike, si dhe mjaft i rregullt në kryerjen e detyrave. Ai luajti edicionin e kaluar me Rekreativon e Huelvës, po në Spanjë, duke shënuar edhe një gol. Me moshën 21-vjeçare, shtatlartësinë 1.89 metra dhe profesionizmin që nuk i mungon aspak, Kleandro ka shpresa të mësha që të gjejë vendin e tij në futbollin spanjoll.
Sfidanti.al