Real, PSG, Çelsi, Man. Junajtid; kush do ta marrë Levandovskin?!

Pini Zahavi, agjenti i rëndësishëm 77-vjeçar, e ka mendjen të ndarë që klienti i tij mund të provojë diçka tjetër. Me largimin e Hansi Flikut duket sikur po mbyllet një epokë e artë tek Bajerni dhe Zahavi gjykon se Robert Levandovski do të bënte mirë të shkonte në një vend tjetër. Në Mynih fitoi gjithçka, nuk dihet sesa sukses do të ketë me trajnerin e ri Nagelsman, ndërsa për polakun 32-vjeçar nuk mungojnë admiruesit. Sipas mediave gjermane, Real Madrid, Paris SG, Çelsi i Londrës dhe Mançester Junajtid janë klubet e interesuar, ndërsa vlera e transferimit mund të arrijë deri në 60 milionë euro. Levandovski ka kontratë me Bajernin deri në 2023.

Sfidanti.al