Katër fitore në katër ndeshje, Rejnxhërs mund Sëlltikun “pushton” Gllazgoun!

Kishte shumë kohë që një gjë e tillë nuk ndodhte, dhe nuk është se ka qëlluar shpesh. Në një kampionat me 4 faza si Premier Liga e Skocisë, do të thotë se ka katër derbi “Old Fërm” (Old Firm), dhe këtë sezon i fitoi që të gjitha Gllazgou Rejnxhërsi. Skuadra e trajnerit Stiven Xherrard triumfoi 4-1 dhe për herë të parë nuk ka humbur asnjë ndeshje derbi që nga sezoni 1999-2000. Po ashtu, kjo ishte fitorja më e thellë e “Policëve” ndaj “Të blertëve” në 14 vjet, pra që nga viti 2007. Gllazgou Rejnxhërs është shpallur këtë vit kampion në Skoci pas 10 vitesh pritjeje, ndërsa falimentimi bëri që skuadra vitet e kaluara të zbriste në kategorinë e katërt. Një ringjallje me anglezin Xherrard, ish-kapitenin legjendar të Liverpulit, ndërsa skocezët ishin mirë këtë sezon edhe në Ligën e Europës. Duhen edhe dy javë deri në mbyllje të sezonit dhe Blutë nuk kanë asnjë humbje, por 30 fitore e 6 barazime.Rejnxhërsi ka 96 pikë, pra fare mirë mund të arrijë 100 madje edhe 102.

Sfidanti.al