Parashikimet janë në favor të meksikanit, ndonëse edhe britaniku ka mbështetësit e tij. Gjithsesi, nuk ka Majk Tajsonin, pasi legjenda e boksit të peshave të rënda mendon se Saul “Kanelo” Alvarez do të fitojë bindshëm ndaj Billi Xho Soundersit në 8 maj në duelin për titujt në peshat e mesme. Ky i fundit ka 30 ndeshje dhe 30 fitore, ndonëse nuk është përballur me më të mirët e mundshëm.
Meksikani Alvarez ka fituar 55 ndeshje në karrierë, duke barazuar 2 e duke humbur vetëm një. Ai ka pasur sfida me gjigandë si Flojd Mejuedhër ndaj të cilit humbi me pikë në 2013, dhe Genadi Golovkin, kundër të cilit barazoi në 2017 dhe fitoi me pikë në 2018, ndonëse të dyja rezultatet u konsideruan jo të saktë nga mjaft analistë.
Alvarez vlerësohet si boksieri më i mirë në botë, në raport me peshën, duke lënë pas kampionë si Inue, Krouford, Usik, Spens Xhunior, Tajson Fjuri, Estrada apo Golovkin. Gjithsesi, Tajson Fjuri, që e ka shok Soundersin, mendon se britaniku do të fitojë.
Sfidanti.al