Sokol Cikalleshi ishte edhe një herë tjetër shumë i mirë në Turqi, ndërsa luan në Superligë, duke shënuar dy gola e duke shërbyer asist. Sulmuesi i kombëtares shqiptare madje shënoi edhe një të tretë, por rrjeta u anulua nga VAR-i. Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë të ndeshjes Konjaspor-Fatih Karagymryk që përfundoi 5-1. Në 61’, shqiptari kaloi të vetët në epërsi, pastaj shërbeu asistin për shqiptarin e Kosovës, Zymer Bytyqi, për të shënuar edhe golin e dytë personal në 85’. Konjaspori është në vendin e 11-të në Superligën turke dhe Cikalleshi e ka ndihmuar mjaft që të jetë një nga ekipet e “mesit të artë”, me 8 gola e 3 asistë deri tani. Gol shënon edhe Arlind Ajeti në Serinë B në Itali për Rexhanën, madje duke i dhënë fitoren 1-0 ndaj Pordenones. Gol edhe Kristi Qose në Superligën e Çekisë, në barazimin 2-2 të ekipit të tij Karvina në fushën e Pardubices.
Sfidanti.al