Hansi Flik tashmë e ka rrugën e tij të lirë për t’u larguar nga klubi i madh bavarez, ku nuk dëshironte që të vazhdonte, dhe për t’u bërë teknik i Gjermanisë. Bajerni i Mynihut do të ketë një trajner të ri duke nisur nga 1 korriku i këtij viti dhe ky do të jetë Julian Nagelsman. Mjeshtri fare i ri, 33-vjeçar, do të largohet nga Lajpcigu pasi bisedimet mes dy klubeve patën përfundim të suksesshëm. Ndryshimi i vetëm me atë që pritej ishte që vlera e kartonit të trajnerit u caktuar 25 milionë euro, jo 30 milionë siç kërkonte Lajpcigu. Më herët, Bajerni kishte marrë mbrojtësin Upamekano nga Lajpcigu për rreth 45 milionë euro.
Sfidanti.al